Vendi i të shtënave | Foto: KALLXO.com

Të Shtëna në Qendër të Prishtinës

Sot ka pasur të shtëna në qendër të Prishtinës, afër Newborn-it, KPK-së dhe ndërtesës së EULEX-it.

Policia në vend të ngjarjes ka vendosur shiritat e sigurisë, ndërsa po kryen aty shikimin.

KALLXO.com ka tentuar të mësojë më shumë për këto të shtëna nga Policia e Kosovës, por zyrtarë të këtij institucioni nuk i janë përgjigjur këtij interesimi.

Vendi i të shtënave | Foto: KALLXO.com
te shtenat

Edhe të martën e kaluar pati të shtëna në Hotelin “Swiss Diamond” kur pati dy të plagosur pas një përleshjeje mes grupeve të reperëve.

http://kallxo.com/operohet-noizy-hiqet-nje-plumb/

Të shtëna te parku i Prishtinës ndodhën edhe më 29 gusht, ndërsa ua morën jetën dy personave.

http://kallxo.com/vdes-edhe-i-plagosuri-tjeter-te-parku/