Sylejman Jashari visits his house in a neighborghood where a battle took place over the weekend involving the police and an armed group, in northern Macedonian town of Kumanovo, early Monday, May 11, 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Të Dyshuarit për Luftimet në Kumanovë Mohojnë Akuzat

Njëzetë e nëntë shqiptarë etnikë të akuzuar për përfshirje në përleshjen e armatosur me policinë që la pas 22 të vdekur në qytetin e Kumanovës në Maj e kanë deklaruar veten të pafajshëm për akuzat për terrorizëm.

Të 29 burrat e akuzuar se ishin pjesë ose ndihmuan grupin e armatosur që u përlesh me policinë në Kumanovë në maj të këtij viti thanë në gjykatën e Shkupit të hënën se ata nuk ishin terroristë.

Të dyshuarit etnik shqiptarë mohuan akuzat dhe thanë se shkëmbimi i zjarrit ishte ndodhi për shkak se ata po mbronin veten nga policia.

Avokatët e tyre u ankuan gjithashtu se klientët e tyre janë marrë në pyetje në mënyrë çnjerëzore nga policia dhe se oficerët e policisë i kishin rrahur ata për disa ditë me radhë, pa lejuar që atyre t’u jepej ndonjë ndihmë mjekësore.

Naser Raufi, njëri nga avokatët e të pandehurve, tha se ai “nuk ka parë ndonjë provë për krimin” për të cilin akuzohen klientët e tij.

Policia speciale ishte e pranishme kudo përreth kompleksit të gjykatës dhe në qendër të qytetit gjatë seancës së hapur dëgjimore.

Prokuroria këmbëngul se grupi ishte i mirë armatosur dhe se ishte mbikëqyrur në mënyrë intensive para se përpjekja e policisë për të arrestuar këta njerëz u shndërrua në një përleshje të përgjakshme.

Të hënën e ardhshme gjykata do të vendosë nëse do të pranojë akuzat për terrorizëm dhe të vazhdojë më tej gjykimin e tyre.

Një shkëmbim dy ditor zjarri midis policisë dhe grupit të armatosur në Kumanovën me etni të përzier më 9 dhe 10 maj la 22 të vdekur, duke përfshirë edhe tetë oficerë policie. Policia tha se ata po kërkonin një grup “terrorist” të mirë armatosur i cili kishte planifikuar sulme në Maqedoni.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në sfondin e një krize të thellë politike në Maqedoni, e cila vërtitej rreth pretendimeve të opozitës se kryeministri Nikolla Gruevski urdhëroi mbikëqyrjen e paligjshëm të rreth 20,000 njerëzve. Disa kritikë akuzuan autoritetet se e kishin përgatitur këtë komplot të dhunshëm për të larguar vëmendjen nga kriza.

Ditë pas shkëmbimit të zjarrit, ministrja e brendshme maqedonase Gordana Jankullovska dhe shefi i policisë sekrete Saso Mijalkov dhanë dorëheqjen, edhe pse ata këmbëngulën se nuk kishte lidhje me çështjen e Kumanovës.

Rreth shtatë muaj pas përleshjeve në Kumanovë, mbeten ende pa përgjigje pyetje se kush fshihej pas grupit të armatosur, cilat ishin qëllimet e tij politike dhe ç‘lloj sulmesh po planifikonin ata.

Dyshimet se shkëmbimi i zjarrit ishte një sajim politik për të larguar vëmendjen nga kriza politike që ka tronditur qeverinë e Gruevskit gjithashtu mbeten të pa trajtuara.

Disa vende të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, kanë mbështetur thirrjet vendase për një hetim ndërkombëtar për përleshjet fatale.

Ndërsa autoritetet maqedonase i konsideruan personat e armatosur si terroristë, shumica prej tyre, të cilët vinin nga Kosova fqinje, janë varrosur si heronj nga grupet e veteranëve të luftës të Kosovës.

Në vitin 2012, Maqedonia kaloi një konflikt të shkurtër të armatosur midis rebelëve shqiptarë dhe forcave të sigurisë.

Konflikti përfundoi të njëjtin vit me nënshkrimin e një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët, e cila u siguroi më shumë të drejta shqiptarëve të cilët përbëjnë një të katërtën e 2.1 milionë banorëve të vendit.