Deliu-Kodra: Kryeministri manipuloi me deklaratën për rastin e Kumanovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu – Kodra, lidhur me debatin e krijuar në Kuvend për të burgosurit e rastit të Kumanovës, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk duhet të vijë të manipuloj në Kuvend e më pas ta lëshoj sallën pa e marrë përgjigjen.

“Unë konsideroj që këto argumente nuk duhet assesi të vijnë me këtë manipulim që e bëri ai dhe e lëshoi sallën pa e marrë përgjigjen nga unë. Të mos vij e të mos manipuloj, sepse po i ndërsen ata që i ka prapa që të veprojnë ashtu siç kanë veprua përherë”, ka thënë Deliu.

“Kryeministri u largua, iku si përherë nga kjo sallë. Unë do të them se sot u vërtetua kush ka qenë makineria manipuluese sepse e saktësoj qartë kryeministri për manipulimet që armata e udhëhequr prej tij i ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe”, ka shtuar Deliu – Kodra.

Kryeministri Kurti i është përgjigjur Hisen Berishës lidhur me pyetjen e tij se çka është bërë që të burgosurit e rastit të Kumanovës të mos cilësohen terrorist duke thënë se këtë epitet e ka dhënë kolegia e tij.

“Epitetin e padrejtë terrorist e ka thënë kolegia juaj, ndërsa ju tash kinse po brengoseni për djemtë e Kumanovës që mbahen në burg atje”, është përgjigjur Kurti.