Foto: Ilustrim

Sulmon Ish-Bashkëshorten dhe Nënën e Saj

Sipas raportit të përditshëm policor, një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes dhe ish-vjehrrës së tij.

Policia njofton se të sulmuarat kanë pranuar tretman mjekësor.

Të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

Po në Prizren, një person ka sulmuar një grua, ndërsa ka kanosur me fjalë ish-burrin e saj.

Gruaja e sulmuar edh në këtë rast ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit për sulmin ndaj saj me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të dhunës.