Foto-ilustrim

Sulmohet u.d. i kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Emin Sylejmani, është sulmuar nga tre persona gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka konfirmuar vetë Sylejmani për KALLXO.com.

“Po ka ndodhë, për gjithçka rasti është duke u trajtuar në Polici. Deklaratën e kemi deponu në Polici”, ka deklaruar Sylejmani për KALLXO.com, pa dhënë detaje të tjera.

Po ashtu edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka deklaruar për KALLXO.com se sot rreth orës 11:10, ka pranuar informatën për një rast te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

“Policia ka intervistuar dy ankues dhe janë ndaluar tre të dyshuar”, ka thënë Krasniqi.

Më tej Krasniqi është shprehur se të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, pasi dyshohen veprat penale, kanosje dhe sulm.

Sipas tij, lidhur me rastin është intervistuar edhe një dëshmitar.