
Ilustrim/Arkiva
Vetaksident në autostradën "Arbën Xhaferi", pesë të lënduar
24.7.2022 - 20:04
Pesë persona kane pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xheferi”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:23, drejtimi Lipjan-Ferizaj.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Nga vendi i ngjarjes policia njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Në vend-ngjarje kanë dalë pos njësive policore edhe ndihma emergjente mjekësore dhe një ekip i zjarrfikësve”, ka thënë Krasniqi.