Foto-ilustrim

4 të lënduar në aksidentin mes dy kamionëve dhe një furgoni në Komoran

Katër persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin mes dy kamionëvë  dhe një furgoni në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë përkatësisht në Komoran që ka ndodhur rreth orës 19:00.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ndërsa drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë është për momentin i bllokuar, ka bërë të ditur zëdhënësi.

“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësia policore nga vendi i ngjarje njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete (dy kamionë e një furgon). Deri në këtë moment ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona të lënduar. Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë për momentin është i bllokuar”, ka thënë ai për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi pak minuta më parë për këtë aksident.

VIDEO- Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”