Sulmohet në Shtëpinë e Vëllait

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një person është sulmuar nga dy persona të panjohur në fshatin Gërlicë e Epërme të Kaçanikut.

Sipas policisë, nga hetimet e para të hetuesisë është konstatuar se viktima S. A. E moshës 38 vjeçare, derisa po kontrollonte shtëpinë e pa banuar të vëllait, kishte vërejtur dy persona të dyshuar, të cilët kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Edhe viktima kishte shtënë në drejtimin e të dyshuarve me revolen të cilën e kishte pa leje dhe të cilën pastaj e ka konfiskuar policia, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur disa gëzhoja të cilat do të shërbejnë si prova materiale të rastit. Hetuesit po merren me rastin dhe me kapjen e të dyshuarve.