Foto: Ilustrim

Sulm Kundër Bashkëshorteve në Suharekë e Gjakovë

Rasti i parë, sipas raportit të përditshëm policor, ka ndodhur në Suharekë, më 29 korrik rreth orës 23:00.

Atje Policia ka arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër i dhunës ndaj bashkëshortes ka ndodhur dje në Gjakovë rreth orës 12:50.

Policia ka arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat si dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të dy rastet, atë në Suharekë dhe në Gjakovë, Policia po i trajton si dhunë në familje.