Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohet pasi kanosi vëllain dhe familjarët për vdekje

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur me vdekje dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj vëllait dhe familjarëve të tjerë.

Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Prizren, më 4 maj 2021 dhe është regjistruar rreth orës 22:00.