Ilustrim: BIRN

Ministria e Drejtësisë pritet të avancoj databazën e rasteve të dhunës në familje

Me qëllim të mirëmbajtjes dhe të avancimit të databazës për evidentimin e rasteve të dhunës në familje, Ministria e Drejtësisë, në muajin maj inicoi procedurën tenderuese.

Për këtë qëllim, Ministria planifikioi të nënshkruaj kontratë deri 30 mijë euro. Për këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedura e hapur me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Përmes publikimit të njoftimit për dhënie të kontratës, dikasteri Qeveritar i drejtësisë, ka bërë të ditur se ka përzgjedh kompaninë e cila pritet ta kryej këtë shërbim.

Sipas njoftimit, nga pesë tenderëve të pranuar, është përzgjedhë tenderi i kompanisë “TECH VISION SH.P.K”, me vlerë të përgjithshme të kontratës 20,340 euro. Kundrejt tenderit të përgjegjshëm me çmimin më të lartë 24,850 euro.

Sipas një analize të KALLXO.com, të muajit prill të vitit të kaluar, vetëm në vitin 2019, në Policinë e Kosovës janë raportuar 1,915 raste ndërsa 1,353 raste të dhunës në familje janë raportuar te Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të viktimave.

Gratë dhe thirrjet e humbura për mbrojtje nga dhuna në familje

Lidhur me rastet e dhunës në familje KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi. Për më shumë klikoni këtu.