Foto: Ilustrim

Sulm fizik në Vushtrri, dyshohet për çështje prone

Një qytetar është ankuar sot në stacionin policor në Vushtrri se është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Si pasoj e kësaj, ankuesi kishte pësuar lëndime, për çka ka kërkuar tretman mjekësor.

Pas raportimit në Polici është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’.

Për këtë rast policia ka identifikuar dhe ka arrestuar dy të dyshuar, 42 dhe 22-vjeç.

Policia ka njoftuar se nga të dhënat e para hetimore janë ngritur dyshimet se dy të dyshuarit si shkak i një mosmarrëveshje për çështje pronësore e kanë sulmuar viktimën.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë edhe veprime të zgjeruara hetimore, ku është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve, me ç’rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

Të gjitha veprimet policore, si dhe provat materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit.

Ndërsa rasti është iniciuar dhe është hetuar si vepër penale ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘armëmbajtje pa leje ’.

Kurse pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.