Sukseset dhe Dështimet në Dialog, Sipas Edita Tahirit
Koordinatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ vlerësoi se Republika e Kosovës nuk ka realizuar disa nga pritjet më të mëdha që sipas saj janë liberalizimi i vizave dhe ulja e papunësisë.
“Për sa i takon dështimit do të thoja liberalizimi i vizave sepse pritjet kanë qenë të mëdha por ne e dimë që kushti kryesor ishte demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Mali të Zi dhe sic po e shohim nuk u arrit. Unë mendoj që fakti që ende nuk kemi bërë një zhvillim substancial dhe papunësia nuk ka arritur të zgjidhet , sigurisht nuk mund të llogaritet sukses” tha Tahiri.
Ndërkaq si suksese të Kosovës për vitin e kaluar, Ministrja Tahiri renditi nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe miratimin e ligjit për Trepçën.
“Për mendimin tim, suksesi më i madh i Kosovës për vitin 2016 është MSA-ja me Bashkimin Europian që ka shënuar vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale në mes të Shtetit të Kosovës dhe BE-së në kuadër të vizionit Euro-Atlantik të shtetit tonë”, konstatoi Tahiri.
Tahiri përballë Jeta Xharrës foli gjerësisht për dialogun Kosovë-Serbi dhe më tepër.
Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë’, mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: