Stafi i Presidentit në Konventën e Partisë

Hashim Thaçi ka premtuar se do të jetë përfaqësues i unitetit të popullit ditën kur është zgjedhur President i Kosovës.

Të njëjtën gjë ia obligon edhe Kushtetuta e Kosovës.

Përderisa partiakët e dikurshëm të tij ishin mbledhur sot për ta votuar formalisht pasardhësin në krye të partisë, Thaçi futi në faqen e tij të Facebook-ut disa fotografi nga malet e Sharrit, duke e cur mes maleve me borë.

E në sallën ku ishin mbledhur delegatët e PDK-së, u panë disa zyrtarë të kabinetit të tij të cilët u duk se nuk e kanë bërë ende prerjen nga partia.

Madje, Ismail Syla, një anëtar i kabinetit të Presidentit, u zgjodh edhe në kryesinë e punës së Konventës së PDK-së.

Ndërsa pjesë e Konventës kanë qenë Abelard Tahiri e Edi Sejdiu, dy anëtarët tjerë të stafit të Presidentit Hashim Thaçi.

 

 

abelard tahiri edi sejdiu