Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Sot Ulen Temperaturat për 8-10 Gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu dhe ulje të temperaturave për 8-10 gradë Celsius.

Sot priten reshje shiu por me intensitet të dobët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius”, njofton IHMK. /21Media