Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës | Foto: KALLXO.com
Sot Seanca për Vrasjen e Aulon Zekës
Edhe sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të zhvillohet seanca kundër tre të miturve në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës.
Lajmin për zhvillimin e kësaj seance e konfirmoi për KALLXO.com Skender Musa, avokati i familjes së dëmtuar.
Musa tha se sot në seancë është paraparë leximi i provave.
Pas seancës së kaluar të këtij gjykimi, avokati Musa kishte kërkuar që gjykata të mos ndikohet nga jashtë në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës.
Aulon Zeka është vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë, ndërsa më pas lidhur me këtë rast ishin arrestuar të miturit.
http://kallxo.com/vrasja-e-16-vjecarit-arrestohen-dy-te-mitur/
Shpeshherë kur ka pasur seancë të këtij gjykimi është protestuar para Pallatit të Drejtësisë.
Në protesta është kërkuar drejtësi për Aullon Zekën.
http://kallxo.com/kerkohet-drejtesi-per-aulon-zeken/
Të dyshuarit për vrasjen e Zekës në dhjetor të vitit që shkoi janë deklaruar të pafajshëm.
http://kallxo.com/deklarohen-te-pafajshem-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-aulon-zekes/