Parashikimi i motit

Sot në Kosovë, mot vere

Në vendin tonë sot, pas një mjegulle të shkurtër në mëngjes, në vazhdim të ditës do të jetë kryesisht mot me diell dhe i ngrohtë.

Era do të jetë e dobët dhe e drejtimeve të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 4 deri në 12, kurse më e larta nga 21 në 26 gradë Celsius.

Në shtatë ditët e ardhshme, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë por i përcjell me mjegull në mëngjes në lugina kurse të dielën dhe të hënën me erë të fortë.

Temperatura në pjesën më të madhe të vendit do të jetë rreth ose pak mbi vlerat mesatare.

Vazhdimi i periudhës me kushte të favorshme biometeorologjike për shumicën e njerëzve me sëmundje kronike do të jetë pa pasoja.

Kujdes këshillohet për pacientët me sëmundje të zemrës dhe ata me çrregullime neuropsikiatrike si dhe astmatikët.

Te pjesa tjetër kjo kohë mund të manifestohet përmes dhimbjes së kokës si dhe të muskujve./21Media