Skandal i ri, i dyshuari keqpërdori seksualisht fëmijët

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person si i dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.

Policia ka sqaruar se arrestimi ka ndodhur dje rreth orës 14:20 në Gjakovë, dhe operacioni është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar më saktësisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i rastit, i cili ka dhënë urdhër për të kontrolluar një shtëpi në të cilën janë konfiskuar edhe pajisje elektronike si provë materiale.

I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.