Sami Lushtaku - Foto: KALLXO.com

Shtyhet dita e intervistimit të Sami Lushtakut në Hagë

Dita e intervistimit të ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushtakut, në Hagë është shtyrë.

Kështu bëri të ditur sot avokati i tij, Arianit Koci.

Sipas avokatit Koci, shtyrja e ditës së intervistimit të Sami Lushtakut ka ndodhur për shkak se atë dhe ish-komandantin tjetër të UÇK-së, Rrustem Mustafën, do t’i mbrojë i njëjti avokat.

“Mirë do të shkojë, mirë do të kthehemi. Z. Lushtaku fluturoi tash. Ai do të intervistohet me 16-in dhe këtë kohë e ka shfrytëzuar për një vizitë familjare ndërsa z. Mustafa do të intervistohet më 14 janar. Data për Lushtakun është shtyrë për shkak se të dytë e kanë pasur të njëjtin avokat dhe është dashur të shtyhet”, tha avokati Koci pak minuta pasi Sami Lushtaku u nis për në Gjermani nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas një vizite familjare në Gjermani, Lushtaku do të udhëtojë për në Hagë.

Para nisjes, Sami Lushtaku tha se nuk e di ende se në çfarë cilësie është ftuar në Hagë.

https://kallxo.com/lushtaku-nuk-e-di-ne-cfare-cilesie-do-te-intervistohem-ne-hage/

www.kallxo.com