Shtohet prezenca e policisë në Shipitullë

Njësia speciale e policisë së Kosovës ka dalë në vendin ku dhjetëra qytetarë të Shipitullës kanë dalur në protestë.

Banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit kanë dalë në protestë duke kërkuar përmbushjen një premtim të Kryeministrit Ramush Haradinaj për punësime.

Këta banorë që jetojnë në afërsi të mihjeve të qymyrit dhe kanë protestuar shpesh kundër afërsisë së eskavatorëve të KEK-ut, sot ndaluan punën e njërit prej tyre.

Ekipi i KALLXO.com në vendngjarje ka parë shtimin e forcave policore që po flasin me protestuesit.

Sigurimi i zonës më herët kishte deklaruar se protestuesit nuk kanë pasur leje të qëndrojnë tek mihja mirëpo këtë e kanë mohuar banorët protestues.