Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Shtiu në Dasmë, i Konfiskohet Kallashnikovi

Policia ka ndaluar një person, i cili dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:50 në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

“Nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar është konfiskuar një armë AK-47  pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë në ajër”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti nga Policia po trajtohet si përdorim i armës.