Foto: Ilustrim

Arrestohet pas të shtënave me armë zjarri në aheng

Një qytetar është arrestuar mbrëmë në Mitrovicë pas të shtënave me armë zjarri në një aheng.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Parisi”.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng”, ka njoftuar Policia.

Pistoleta me gjashtë fishekë është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje.