Ilustrim

Arrestohet mërgimtari, gjuajti me armë në aheng

Një person me nënshtetësi zvicerane është arrestuar në fshatin Lebushë të Deçanit, pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes Policia kishte gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të njëjtit kalibër.

Ndërsa sipas Policisë, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e kalibrit 9mm dhe 29 copë fishekë.

I dyshuari posedonte lejen zvicerane për armën, kurse me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur ditën e diel rreth orës 15:00.