Gjuan me armë në aheng në Gjakovë, arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar të dielën në Gjakovë, pasi gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë në ajër.

Sipas Policisë së Kosovës pas intervenimit, në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja të kalibrit 7.65mm, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar armë e llojit AK-47.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me vendimin e prokurorit.