Foto-ilustrim

Të shtëna në aheng, prangoset prishtinasi

Një person është arrestuar në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:21 në rr. “Ramiz Cernica”, në Prishtinë.

Pas raportimit për disa të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, Policia tek i dyshuari ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz dhe tri gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti, i cili po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje, vazhdon të hetohet.