Foto-ilustrim

Arrestohet pas të shtënave në ajër gjatë një ahengu familjar

Policia e Mitrovicës ka arrestuar mbrëmë një qytetar në fshatin Vllahi nën dyshimin se gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:55.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pushkë modeli M-57 dhe pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje.