Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Shtien me Armë në Dasmë, Shoqërohet në Polici

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Prizren pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Rasti ka ndodhur në rr. “Dërvish Salihu”, në Prizren, dje rreth orës 16:15.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhjetë gëzhoja.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti, që nga Policia po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, është proceduar në procedurë të rregullt.