Almir Daci, i akuzuar për rekrutime në ISIS Foto: Youtube

Shqipëria Akuzon Imamin për Rekrutime në ISIS

Pesë muaj pasi që një video e tregoi atë duke kërcënuar shqiptarët në emër të ISIS, Zyra e Prokurorisë për Krime të Rënda në Shqipëri ka kaluar dosjen e Almir Dacit në gjykatë për gjykim.

Ish imami nga Pogradeci, i cili tani besohet të jetë në territorin e mbajtur nga ISIS, do të gjykohet në mungesë për avokim të terrorizmit dhe për rekrutimin e personave për të kryer akte terroriste.

Daci, i njohur edhe si Ebu Belkisa, është konsideruar si një nga militantët më aktivë shqiptarë në ISIS.Ai ka qenë nën hetime që nga fillimi i vitit 2014, së bashku me 20 shqiptarë të tjerë që dyshohen se janë të përfshirë në rekrutimin në emër të ISIS.

Në shkurt të vitit 2015, Zyra e Krimeve të Rënda dërgoi dy imamë të tjerë në gjykatë, Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët predikuan nëpër xhami që veprojnë jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman në periferi të Tiranës.

Krahas tyre, shtatë nga ndihmësit e tyre janë gjithashtu në gjyq. Prokurorët hapën një hetim të veçantë në të tjerët që besohet tani të jenë në Siri, duke përfshirë edhe Dacin.

Përveç Dacit, megjithatë, hetimet për të tjerët tashmë janë pezulluar për shkak se ka qenë e pamundur për të siguruar informacione në lidhje me aktivitetet e tyre. Hetimet për rekrutuesit xhihadistë që janë raportuar të jenë jashtë vendit janë penguar nga mungesa e informacionit zyrtar në lidhje me nëse ata janë ende gjallë.

Një video në YouTube e publikuar në qershor në të cilën shfaqet Daci, është konsideruar si provë për përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në terrorizëm.

Në video, Daci dhe një militant nga Kosova kërcënuan me sulme terroriste kundër të gjithë atyre që nuk e përkrahin kauzën e tyre.

Prokurorët shqiptarë akuzojnë Dacin dhe të tjerët se kanë rekrutuar rreth 90 shqiptarë për të luftuar në Siri. Xhamitë ku këta imamë kanë predikuar mendohet të kenë qenë vendet kryesore ku ishin rekrutuar luftëtarët.

Shumica e shqiptarëve janë myslimanë, edhe pse historikisht, vija e ashpër e islamit ka pasur pak tërheqje në mesin e shqiptarëve.

Megjithatë, militantët fetarë kanë bërë progres në vitet e fundit dhe Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit, ISRA, një institut me seli në King ‘s College, Londër, mendon se rreth 300 luftëtarë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria janë bashkuar me Jabhat al -Nusra ose ISIS.

Jabhat al – Nusra, i njohur gjithashtu si Frontit al- Nusra, është një degë e luftimeve të al-Kaedës në Siri. ISIS u themelua në vitet e hershme të luftës në Irak. Kjo organizatë u zotua për besnikëri ndaj al-Kaedës në vitin 2004, duke u bërë i njohur me këtë emër në Irak.