Qytetarë të mbledhur para Kuvendit pas thirrjes së VV-së - Foto: KALLXO.com

Shpërndahen Protestuesit

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve dhe aktivistëve të mbledhur para Kuvendit që të shpërndahen.

“Sapo mora vesh që Marrëveshja që Qeveria ka tentuar ta kontrabandojë nuk është në rend të ditës. Pra, kundërshtimi i jonë ka rezoltuar me këtë vendim”, tha para dhjetëra qytetarëve e aktivistëve të mbledhur Dardan Sejdiu.

“Është e qartë që nga mbrëmë Qeveria ka mendu me kontrabadu. Ëhtë e qartë që s’e kanë mbështetjen e popullit. Është e qartë që kanë falsifikuar dokumente”, tha Sejdiu, duke shtuar se sa herë që Qeveria do të tentojë ta kontrabandojë këtë Marrevedhje “ne do të dalim në numër edhe më të madh”.

Sejdiu ka lutur të pranishmit që të punojnë me miq e qytetarë që në protestat e radhës të jenë në numër sa më të madh.