Shpërblehen Kafshët për Hallowen

Derisa bëhen përgatitjet për natën më të frikshme të vitit, banorët kafshë të kopshtit zoologjik të Londrës u ushqyen nga kujdestarët e kopshtit zoologjik me ushqime sezonale.

Si pjesë e atraksionit ‘Boo at the Zoo’, Achilles dhe Karis, një çift tigrash sumatranë, hëngrën kunguj me erë gjaku, derisa pinguinët Humboldt u kënaqën me peshq që ishte fshehur brenda frutave të portokajve.

Në frymën e Halloween ishin edhe mangustat e kopshtit zoologjik. Ato u kënaqën me disa ushqime në dukje si molla ku kishte bizele të zhytura në ujë, derisa majmunët ketra gjetën krimba brenda kungujve.

Nga kopshti zoologjik thanë se ngjarja me temë të Halloween nxit kafshët që mbahen të mbyllura që të përdorin aftësitë që do t’ju duhen në vende të egra – si nuhatja e ushqimit të tyre të ardhshëm ose rrëmihja. ‘Boo at the Zoo’ vazhdon deri më 31 tetor.