
Kafshët e kontrabanduara. Foto: Policia e Kosovës.
Policia arreston një person për kontrabandë me kafshë
27.1.2023 - 22:01
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandë me kafshë.
I arrestuari me iniciale Xh. C., sipas Policisë, është është zënë në flagrancë duke kontrabanduar dy lopë dhe një viç.
“Gjedhët dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori Maqedonisë së Veriut në territorin e RK-së (Kosovës), dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës” – thuhet në njoftim.
Policia ka thënë se për rastin ka njoftuar inspektorët e AUV-it, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Kafshët e konfiskuara, sipas Policisë, i janë dorëzuar Doganës.