
Prokuroria, Foto: KALLXO.com
Dyshimi për helmimin e qenve në Mitrovicën e Veriut, Prokuroria fillon hetimet
07.3.2023 - 16:42
Para dy ditëve një organizatë që merret me mbrojtjen e kafshëve në Mitrovicën e Veriut ka reaguar lidhur me disa dyshime për helmim të qenve.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni, ka thënë për KALLXO.com se kanë filluar hetimet.
“Është njoftuar prokurori kujdestar dhe është udhëzuar Policia e Kosovës që të fillojë hetimet” – ka thënë ai.
Tutje është treguar se janë dhënë udhëzimet që të hapet rast në drejtim të veprës penale “keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe ujit të shtazëve.
Preteni ka treguar se deri më tash nuk ka ndonjë të dyshuar.