
Foto: Ilustrim
Shpend Maxhuni Kërkon Kamera të Sigurisë në Prishtinë
08.8.2016 - 11:59
Për ta përmirësuar situatën e sigurisë në Prishtinë dhe parandaluar ndonjë incident, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka disa kërkesa.
Duke raportuar të hënën para Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, Maxhuni kërkoi që rrugët e Prishtinës të pajisen me kamera të sigurisë.
“Siguria sot zbërthehet në kosto. Ne kemi nevojë për pajisje. Prishtina ka nevojë të domosdoshme të jete e pajisur me kamera vëzhguese, por përveç Prishtines edhe qytetet tjera rajonale”, tha Maxhuni.
Kërkesën e tij për kamera të sigurisë, Maxhuni e bazoi në të dhënat se siguria në qytetin e Ferizajt është përmirësuar ndjeshëm pas vendosjes së kamerave të sigurisë në rrugët e qytetit.