Shoqëria Civile ia Rikujton Ligjin Prokurorit të Shtetit

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë marshuar sot drejt zyrës së Prokurorit të Shtetit për të vendosur pankarta me nene të Kodit Penal të Kosovës me të cilat, sipas tyre, parashihet dënimi i Adem Grabovcit, protagonistit kryesor të aferës së fundit të përgjimeve.

Aksioni simbolik i organizuar sot nga shoqëria civile kishte për qëllim pasqyrimin e veprave penale që janë kryer duke u bazuar në përgjimet nga afera e quajtur ‘Pronto 2’.

Vlera Gjakova, një nga organizatorët e aksionit theksoi se për përgjimet në fjalë nuk duhet të vlejë rregulli i parashkrimit duke cituar një nga nenet e Kodit Penal.

“Ne ia rikujtojmë Prokurorit Lumezi nenet 106 dhe 107 e sidomos këtë të fundit i cili thotë qartë: Nëse ndonjë pasojë që përbën element të veprës penale shfaqet më vonë afati i parashkrimit fillon të rrjedhë nga ajo kohë. Pra veprimet e Adem Grabovcit prodhojnë pasojë për çdo ditë”, tha Gjakova.

kryeprokuroria

Hyrja e objektit të Prokurorisë së Shtetit ishte e rrethuar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës ndërkaq protestuesit ngjitën pankartat në rrethojat e kësaj ndërtese.

Prokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi para disa ditësh kishte thënë se do të krijojë një ekip të prokurorëve për të analizuar përmbajtjen e përgjimeve në fjalë

http://kallxo.com/ekip-prokuroresh-per-hetimin-e-pergjimeve-pronto-2/

Aksioni i sotëm është realizuar në vazhdën e protestave të organizuara rreth përgjimeve të telefonatave të publikuara në një nga portalet informative me protagonist Shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Adem Grabovcin.

KALLXO.com ka raportuar për protestat e mbajtura në javët e kaluara që u përcollën me aksione të ndryshme dhe pankarta interesante.

http://kallxo.com/parulla-interesante-ne-protesten-e-shoqerise-civile-kunder-pronto-2/

http://kallxo.com/proteste-kunder-korrupsionit-ne-institucionet-shteterore/

http://kallxo.com/thirret-protesta-e-trete/