Shkëlzen Maliqi. Foto: Facebook

Shkelzen Maliqi Propozon që Kosova ta Përcjellë Procesin Ndaj 6 Turqve

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Shkelzen Maliqi i ka propozuar sot Qeverisë e Kosovës që ta përcjellë për së afërmi procesin ndaj 6 shtetasve turq që autoritetet kosovare i dorëzuar tek ato turke javën e kaluar.

Përmes një statusi në Facebook, Maliqi thotë se Kosova duhet ta angazhojë një ekspert të të drejtave të njeriut apo avokat me renome ndërkombëtare që të raportojë për arsyeshmërinë e akuzave.

Ky është postimi i plotë i Shkelzen Maliqit:

Pasi qe i preu në besë dhe ia mundësoi inteligjencës së Turqisë kidnapimin e 6 personave, Kosova duhet për së afërmi të përcjell procesin ndaj tyre, duke angazhuar ekspert të drejtave të njeriut ose avokat me renome ndërkombëtare që do të raportonte për arsyeshmërinë e akuzave (a kane qene në çfarëdo forme të përfshirë në atentatin ndaj Erdoganit) dhe në përgjithësi rreth rregullsisë së procesit.