Engji Jaha hap ekspozitë në Galerinë e Ministrisë 

Galeria e Ministrisë së Kulturës, në kompleksin “Qafa”, ka hapur sot në mbrëmje (16.06.2020) ekspozitën personale të Engji Jaha, “Selfie Mundi”. 

Hapjes së ekspozitës i ka parapri një konferencë për media dhe një numër  të vogël i publikut, për shkak atë masave ati- Covid-19. 

Ekspozita përbëhet nga autoportrete  autores Jaha dhe një instalacioni. 

Shkëlzen Maliqi, kurator i ekspozitë ka thënë se ekspozita është një sallon i vogël me autoportrete jo të zakonshme me ndërlidhje komplekse narrative. 

“Temat dhe titujt e veprave janë sugjestive dhe se tablotë e ekspozitës janë inskenime të frymëzuara nga ikonografia e artit klasicist, por që autorja i sajon në mënyrë  e vet, si selfie historike”, ka thënë ai, ndër të tjerash. 

Ndërsa, autorja Engji Jaha është shprehur se hapja e ekspozitës përbën një nder të veçantë, por edhe përgjegjësi.  

“Ju ftoj t’i  vizitoni të gjitha punimet ashtu siç i kam përgatitur. Kjo për mua është një eksperiencë shumë e veçantë”, ka thënë autorja e ekspozitës, “Selfie Mundi”, Engji Jaha. 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur një muaj dhe vizitorët duhet të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.