Shfaqja me kukulla ‘Në botën e fabulave’ jepet sot në Teatrin e Gjilanit

Shfaqja do te jepet në tri termine gjatë ditës së sotme, 26 shtator 2018, në ora: 11:00, 12:30 dhe 14:00, ndërsa po në të njëjtët terminë do të shfaqet edhe gjatë ditës së nesërme në të njëjtin teatër.

Lajmi është bërë i ditur nga menaxhmenti i Teatrit të Gjilani përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social fejsbuk.

“Ne boten e fabulave”, është një shfaqje ngjyrash e kreativitet dhe sjellë për fëmijët një botë të mahnitshme me plot imagjinate.