Bilall Sherifi - Foto: Facebook

Sherifi-Kurtit: Hipokrizia nuk ka brirë

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdmeokrate, Bilall Sherifi i ka reaguar ashpër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili paralajmëroi protesta kundër Qeverisë PAN, të cilën e quajti edhe “PAN hajnia”.

Sherifi përmes një publikimi në Facebook, i ka quajtur hipokrizi paraqitjen dhe akuzat e Kurtit.

“Pushteti dhe hipokrizia e Albin Kurtit! Mjafton të jesh në pushtet që Albin Kurti të të shpallë ‘hajn’, ‘kriminel’, ‘tradhtar’ madje edhe ‘ARGAT i SERBISË’! Sapo të ‘zbresësh’ nga pushteti ku ke ‘vjedhë’, ku ‘ke tradhtuar interesat e vendit duke bërë Argatin e Serbisë’, ai të vjen në shtëpi dhe të ofron PARTNERITET për të ardhur së bashku në pushtet! Hipokrizia nuk ka brirë!”, ka shkruar ai.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar protesta dhe mocion mosbesimi ndaj ‘Qeverisë Haradinaj’.

Ai në një konference për media tha se korrupsioni, papunësia e migrimi po rriten, kurse sipas tij investimet, rendimentet dhe arsimi po bien falë qeverisë aktuale.

https://kallxo.com/albin-kurti-nis-protestat-kunder-ramush-haradinajt/