Sherfi: Hapi i parë duhet të jetë kalimi i Ligjit Anti-Monopol

Bilall Sherifi, shef i grupit parlamentar të NISMA-s, në seancën e jashtëzakonshme për ndaljen e monopolit të homologimit tha se kjo është një temë shumë e diskutuar.

“Kjo çështje ka qenë temë diskutimi disa here, por tash është aktualizuar pasi që kemi të bëjmë me ripërtëritjen e një kontrate për të cilën ka pasur një debat jashtëzakonisht të gjerë publik. Dikush e ka quajtur si kontratë që e ka pasur për baze sigurinë në komunikacion, dikush e ka shpallur atë si kontratë për interesa personale e partiake private”, tha ai.

Ai poashtu tregoi sesi është ardhur deri tek kjo situatë.

“Si metodologji e kanë përcjellë rrugën që e kanë zgjedhe në bazë të ligjeve të atëhershme fuqi dhe në bazë të një Udhëzimi Administrativ atëherë është hapur një tender dhe nuk është dhënë si monopol por i është dhënë një  kompanie sepse s’ka pasur tjetër që  ka konkurruar”, tha ai.

Sipas tij me ndryshim të Udhëzimit Administrativ nuk mund të ndryshohet monopoli në Kosovë.

“Këtu u tha që si qendra të djathta jemi kundër monopoleve, ndërsa kemi së paku një momopol privat që është KEDS-si pra nëse e zgjidhim këtë çështje përmes një vendimi apo shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ ne nuk e kemi zgjidhur çështjen e monopolit “, tha ai

Sherifi sqaroi se çfarë nënkupton homologimi pasi që sipas tij është krijuar paqartësi tek publiku.

“Janë krijuar paqartësi tek publiku, përmes propagandës se homlogimi është kontroll teknik, nuk kemi të bëjmë me kontrolle teknikë. Homologimi nënkupton lejen që një autoritet i caktuar i jep një tipi të veturës në territorin e tij dhe homologim bëhet në të gjitha vendet e BE-së edhe jashtë vendeve të BE-së. Homologimi ka për qëllim të detektoj edhe mashtrimin që bëjnë vet prodhuesit, jo vetëm importuesit dhe transportuesit”, sqaroi Sherifi.

“Ne mendojmë që të kalohet Ligji anti-monopol, bazuar në Kushtetutë,  sepse nuk mundesh me u thirre  në një nen te kushtetutës për një çështje dhe të anashkalosh një çështje tjetër.  Na nuk mundemi veç e veç të merremi, por përmes një ligj të veçantë të i ndalojmë të gjitha monopolet”, theksoi ai.

Diskutimi për çështjen e monopolit në homologim po vjen rreth një vit pasi Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’, kishte realizuar hulumtim për këtë temë.

Ministria e Infrastrukturës është kujdesur që të trashë edhe më shumë monopolin e homologimit. Për 10 vjet, e njëjta ministria ia kishte garantuar monopolin në homologim të veturave kompanisë EuroLab, duke ia caktuar edhe shumë që qytetarët do të obligohen që ta paguajnë për homologim.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka gjetur se kjo praktik mund të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi Ministria e Infrastrukturës e ka hartuar një Udhëzim Administrativ përmes të cilit e vështirëson hapjen e tregut për këtë Homologim. Përveç kësaj, Ministria e Infrastrukturës e ka autorizuar pa procedurat konkurruese të njëjtën kompani, EuroLab për të kryer edhe “A-testimin” e veturave, që tash do të quhet homologim individual. Deri më tani “A-testimi” është bërë nga Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës.

Trashja e monopolit në homologim

.