Shërbimi Korrektues bëhet anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare Korrektuese të Burgjeve

Shërbimi Korrektues i Kosovës është bërë pjesë e Shoqatës Ndërkombëtare Korrektuese dhe Burgjeve.

Përmes një njoftimi, SHKK ka njoftuar se duke u bërë anëtar të Shoqatës Ndërkombëtare Korrektuese dhe Burgjeve, kanë bërë një hap mjaft të rëndësishëm,

“International Corrections and Prisons Association- ICPA është organizatë joqeveritare dhe ka status te posaçëm konsultativ me këshillim ekonomik dhe social të Kombeve të Bashkuara, e cila ka për qëllim promovimin dhe ndarjen e praktikave të saj korrekte, etike dhe efektive për të përmirësuar sigurinë publike në mbarë Botën”, thuhet në njoftim.

Tutje, SHKK ka njoftuar se kjo shoqatë është  themeluar në vitin 1998 dhe ka selinë e saj në Beernem të Belgjikës, ndërsa pjesë e saj janë rreth tridhjetepesë shërbime korrektuese nga e gjithë Bota.