Ilustrim

Shërbime “ekstra” në qendrën e masazhit, arrestohet menaxherja

Menaxherja e një qendre masazhi është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim administratorja pasi akuzohet se kishin kthyer në një qendër prostitucioni në Tiranë.

Operacioni u kodua “Extra Service 2” dhe u arrestua R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet, ndërsa u shpall në kërkim A. T., 32 vjeçe.

“Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:- 7 aparate celualar dhe 1 bllok shënimesh. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.

Gjithashtu procedohen në gjendje të lirë dhe tre punonjëse të qendrës së masazhit./oranews