Foto: RTS/Youtube

Shefi i Zyrës së Kosovës në Beograd jep detaje për të lënduarit në aksidentin afër Nishit

Shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, një bisedë për KALLXO.com ka konfirmuar se të lënduarit në aksidentin e sotëm në Serbi janë jashtë rrezikut për jetë.

Sipas tij, fillimisht 9 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por vetëm dy prej tyre kanë lëndime më serioze por që janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ne jemi në kontakt prej që ka ndodhur rasti. Fillimisht kanë qenë 9 persona në hospitalizuar, por 7 prej tyre janë lëshuar sepse s’kanë serioze, veç dy prej tyre janë me lëndime ma serioze dhe mbetën për trajtim, mirëpo janë jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e tyre është stabile”, tha ambasadori Sadiku për KALLXO.com.

Ai e ka vlerësuar korrekte sjelljen e autoriteteve serbe për këtë rast.

“Sjellja e autoriteteve serbe ka qenë korrekte në komunikim. Vazhdojmë komunikimin”, tha ambasadori Sadiku për KALLXO.com.

Sot në mëngjes, një autobus me pasagjerë kosovarë është aksidentuar në Serbi ku ka pasur edhe të lënduar.

KALLXO.com më herët ka biseduar edhe me zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kosovë të cilët kanë treguar për gjendjen e të lënduarve.

KALLXO.com mëson se në qendrën klinike spitalore në Nish janë të shtruar dy personat e lënduar me nënshtetësi kosovare, B.B (1970) dhe R.B. (1960).

http://kallxo.com/nente-te-lenduar-ne-serbi-ne-aksidentin-e-autobusit-nga-kosova/