Njëra nga makinat e konfiskuara | Foto: POlicia/Dogana

Sekuestrohen 19 Makina për Vendosje të Tiketave

Përveç në aksionin e sotëm të përbashkët të Doganës dhe Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit dhe falsifikimit të mallrave janë sekuestruar edhe dy hekurosëse për vendosjen e tiketave në mallra, 20 telefona celularë, si dhe një sasi e konsiderueshme e mallrave (tekstil, patika) dhe pajisje të ndryshme elektronike.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Policia dhe Dogana vlera e mallrave të konfiskuara është 200 mijë euro, ndërsa janë arrestuar personat me inicialet F.H., S. M., F. Y.,  S. B. dhe H. B.

Komunikata bën me dije se të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor.

Aksioni i sotëm i doganës dhe policisë nisi në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa si qëllim kishte identifikimin sidomos të mallrave të falsifikuar të brendeve të njohura botërore.

KALLXO.com shkroi për këtë aksion edhe gjatë kohës sa ai ishte duke u zhvilluar.

http://kallxo.com/arrestime-ne-aksionin-e-doganes-dhe-policise/

http://kallxo.com/aksion-ne-prishtine-e-gjilan-kunder-kontrabandes/