Sekiraqa Paraqet Mbrojtjen

Sipas rregullave, Sekiraqa në fillim do të merret në pyetje nga avokati i tij.

Dje, në seancën kundër Sekiraqës gjykata pranoi ekspertizën e Institutit të Forenzikës nga Zagrebi në lidhje me sasinë e alkoolit në gjakun e Triumf Rizës në momentin e vdekjes.

Rizës gjaku i ishte marrë 22 orë pas vrasjes në vitin 2007, ndërsa një ekspertizë kosovare në nëntor të vitit të kaluar kishte ardhur në përfundim se ai në momentin e vdekjes mund të ishte i dehur rëndë.

http://kallxo.com/ekspertja-triumf-riza-ishte-i-dehur-ne-momentin-e-vdekjes/

Për ta sqaruar këtë çështje, gjykata kishte vendosur të kërkojë ekspertizë nga Institui i Forenzikës në Zagreb.

Ekspertiza nga Zagrebi konstatoi se ish-polici Riza nuk ishte i dehur kur u vra, ndërsa me këtë nuk u pajtua avokati i Sekiraqës Bostjan Penko.

Penko për ekspertizën zagrebase konstatoi se shkel parimet e gjykimit të drejtë, ngase është bërë nga një institucion policor.

Por prokurori e kundërshtoi avokatin, ndërsa gjykata pranoi ekspertizën, duke mos lejuar një superekspertizë të kërkuar nga avokati i Sekiraqës.

http://kallxo.com/gjykata-pranon-ekspertizen-nga-zagrebi-per-triumf-rizen/ [interaction id=”56d80e514ab46a0103689fbd”]