Sa është sipërfaqja e objektit të 'Dukagjinit' për të cilin Qeveria i ra pishman?

Qeveria e Kosovës e ka anuluar vendimin për shpronësimin e 63,594.00 metrave katrorë të objektit në pronësi të kompanisë “Dukagjini”.

Në këtë objekt, Qeveria e Kosovës planifikonte të akomodonte institucionet administrative.

Fillimisht më 28 maj të këtij viti, Kabineti Qeveritar kishte miratuar vendimin për shpronësim e këtij objekti në Prishtinë për nevoja të institucioneve.

Në mbledhjen e Qeverisë, me propozim të kryeministrit Haradinaj, ky vendim është anuluar.

Ministri i Financave, Bedri Hamza kërkoi nga ministrat e Qeverisë që të vijnë propozime të bazuara në ligj.

“I lus me konsideratë, ministritë e linjës, në këtë rast Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrinë e Planifikimi Hapësinor që bazuar në rregulloren e punës së Qeverisë dhe përgjegjësitë e ministrive që propozimet në Qeveri t’i sjellin të bazuara mirë, ligjore me qëllim që ne pastaj të marrim vendime të drejta me ec në proces”, tha Ministri Hamza para kabinetit qeveritar.

Për këtë vendim të Qeverisë kishte protestuar Lëvizja Vetëvendosje. Madje, kjo e fundit kishte ftuar edhe konferencë për media ku kishte akuzuar Qeverinë për favorizim të kompanisë.

Më poshtë gjeni sipërfaqen e objektit të kompanisë “Dukagjini” që ishte planifikuar të shpronësohej por që me vendim të Qeverisë është anuluar.