Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në një qendër votimi në Drenas - Foto: Atdhe Mulla

Rundi i Dytë i Zgjedhjeve në Drenas, më 18 Dhjetor

Asnjëri nga kandidatët nuk mori 50% të votave në zgjedhjet e djeshme, e në balotazh do të përballen Ramiz Lladrovci (PDK) e Isa Xhemajlaj (NISMA).

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, ky propozim vjen pasi që fundmuaji ka shumë festa shtetërore dhe se ka interesim për monitorimin e zgjedhjeve nga ana e monitoruesve evropianë.

“Me këtë vendim obligohet sekretariati i KQZ-së që të bëjë përgatitjet e nevojshme”, tha Daka.

Sipas rezultateve preleminare të KQZ-së të zgjedhjeve të 4 dhjetorit, me ç’rast janë numëruar votat e 71 nga 72 vendvotimeve, Lladrovci mori  45,57%  të votave e Xhemajlaj 26,32%.

Kjo është hera e parë që do të zhvillohet balotazh në Drenas. Deri më tani, që nga paslufta, PDK ka fituar bindshëm secilat zgjedhje të mbajtura në këtë komunë.

http://kallxo.com/drenasi-shkon-ne-balotazh/

KALLXO.com ka monitoruar zgjedhjet e djeshme, me ç’rast ka vërejtur edhe parregullsi të ndryshme. Raportet nga këto zgjedhje mund t’i gjeni në këtë link.

Ndërsa, në emisionin “Jeta në Komunë“, kanë debatuar kandidatët e kësaj gare, me përjashtim të Ramiz Lladrovcit dhe Elmi Thaçit të AKR-së. Ata folën për projektet e tyre për komunën e Drenasit si dhe në fund patën nga një vlerësim për secilin kundërkandidat.

http://kallxo.com/kandidatet-per-drenas-vleresojne-njeri-tjetrin/

Zgjedhjet për kryetar të Drenasit u mbajtën pasi që ish-kryetari, Nexhat Demaku, dha dorëheqje pas konfirmimit në Gjykatën e Apelit të dënimit të tij me burg për krime lufte.

http://kallxo.com/jep-doreheqje-kryetari-drenasit-reagon-pdk/