Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Rrihen mes Vete Babë e Bir

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50 në Rahovec.

Personat e përfshirë në përleshje janë babë e bir.

Për shkak të lëndimeve, të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas Policisë, njëri prej të dyshuarve ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoolit.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë familjare – lëndim i lehtë trupore.