Rrënimi i pjesës pa leje të shtëpisë | Foto: Komuna e Prishtinës

Rrënohet Pjesa pa Leje e një Shtëpie

“Drejtoria e Inspekcionit ka ndërmarrë sot aksion duke e penguar degradimin e mëtutjeshëm dhe duke rrënuar atë aneks, ashtu siç do të veprojë në secilin rast ku ka shkelje të tilla,” thuhet në njoftimin nga kjo drejtori.

Drejtoria në njoftim bën me dije se rrënimi ishte hapi i fundit i ndërmarrë prej inspektorëve të saj, pasi ndërtuesi i shtëpisë nuk i ishte përgjigjur kthimit në gjendjen e mëparshme.

“Palës i është lënë thirrja për paraqitje në inspekcion dhe pasi nuk është përgjigjur i është lënë aktvendimi përmes të cilit urdhërohet që menjëherë të fillojë rrënimin e aneksit përkatës dhe ta kthejë hapësirën në gjendjen e mëparshme,” thuhet në njoftim.

KALLXO.com shkroi edhe për rrënime tjera të objekteve pa leje të kryera më herët.

http://kallxo.com/nis-rrenimi-pjeses-pa-leje-te-nje-objekti/

http://kallxo.com/komuna-e-prishtines-vazhdon-me-rrenimin-e-ndertimeve-pa-leje-tv/