Foto-ilustrim

Rrahu te dashurën, arrestohet nga Policia

Një grua është sulmuar fizikisht nga personi me të cilin ka bashkëjetuar, pas një mosmarrëveshje që kishin në mes vete. Rasti është lajmëruar në Policinë e Kosovës nga viktima.

Policia e Kosovës ka raportuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit, Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.