Rrahje në Mes të Rrugës në Prishtinë

Një rrahje e pazakontë mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 13:00 afër semaforëve te Mensa e Studentëve në Prishtinë, në rrugën “Agim Ramadani”.

Në videon të cilën një qytetar e ka dërguar në KALLXO.com shihet se në rrahje janë përfshirë disa persona të rinj të cilët dalin nga vetura dhe fillojnë ta qëllojnë njëri –tjetrin me grushte.

Pas rrahjes shihet edhe kur dy palët futen drejt veturave të tyre dhe vazhdojnë rrugën.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te rrahja ndërsa Policia e Kosovës tha për KALLXO.com se nuk ka informacione për këtë incident pasi që ai nuk ishte raportuar nga askush.